Dieta me lëngjet e shtrydhura: 3 kilogramë më pak për 3 ditë

  • 20 March 2018 - 18:12
Dieta me lëngjet e shtrydhura: 3 kilogramë më pak për 3 ditë

Me ndihmën e lëngjeve të freskëta lehtë dhe në mënyrë efikase mund të humbni në peshë. Lëngjet e freskëta të shtrydhura nuk përmbajnë kalori dhe e pastrojnë trupin tuaj. Dieta me lëngjet e freskëta nuk preferohet më gjatë se tre ditë, sepse është rigoroze. Për vetëm tre ditë mund të humbni tre kilogramë dhe jep rezultate për periudhë të shkurtë. Rregullat e ditës me lëngje të shtrydhura: Nevojitet që vet ta përgatisni lëngjet e freskëta dhe mos i pini të blerë, artificial. Mund të pini deri dy litra lëngje në ditë. Ushqimi tjetër ndalohet. Mund të pini ujë dhe çaj të bimëve pa sheqer.

CILAT LLOJE TË LËNGJEVE MUND T'I PINI DERISA JENI NË DIETË?

Lejohet të pini lëngje nga të gjitha pemët apo frutat e malit, por preferohet të zgjidhni pemë sezonale. Mos e filtroni pjesën e brendshme të pemëve, sepse përmbajnë fibra të përdorshme, që do ta përshpejtojë tretjen tuaj.