Prodhimi më i shëndetshëm i qumështit nuk ka diçka që nuk shëron, e të gjithë mund ta përdorin

  • 21 May 2018 - 08:25
Prodhimi më i shëndetshëm i qumështit nuk ka diçka që nuk shëron, e të gjithë mund ta përdorin

Përbërja e qumështit të dhisë ka ngjashmëri me qumështin e nënës. Këtë e kanë ditur popujt e vjetër, pasi e kanë përdorur për forcimin e sistemit imun, shërimin e mushkërive si dhe si ilaç kundër tuberkulozit. Po ashtu, e ul rrezikun për kancerin e mushkërive, e mund ta konsumojnë edhe personat që vuajnë nga diabeti. Qumështi i dhisë përmban vitamina B1, B2, B6, B12, të rëndësishme për forcimin e sistemit nervor, derisa 47 për qind më shumë ka vitamina A në krahasim me qumështin e lopës. Është i pasur edhe me mineralet kalcium dhe fosfor, që janë të rëndësishëm për të pasur eshtra dhe dhëmbë të fortë e të shëndetshëm. Te personat e rritur qumështi i dhisë ndihmon në parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut dhe arteroskleroza. Më saktë, kaliumi i pranishëm ndikon për të pasur shtypje normale të gjakut si dhe një zemër të shëndetshme. Pasi tretet më lehtë, për këtë fat ju sugjerohet edhe personave të moshuar. 

 

(Kosova Sot)