Mos i hidhni gjethet e dredhëzës, përgatisni maskë për përtëritje, preparat për flokë të trashë, i laç për diabet

  • 24 May 2018 - 18:53
Mos i hidhni gjethet e dredhëzës, përgatisni maskë për përtëritje, preparat për flokë të trashë, i laç për diabet

Kurdo që hani dredhëzat, ruani gjethet e tyre. I lini të thahen dhe le të jenë rezerva juaj me vitamina. Gjethet e dredhëzave organike janë të pasura me vitamina C, madje më shumë sesa në fryt, e përmbajnë edhe mikroelemente. Llojet e çajit nga gjethet apo fletët e dredhëzave, e forcojnë sistemin nervor dhe ndikojnë kundër stresit, pakë- sojnë lodhjen, ndihmojnë te depresioni, te sëmundjet e gjakut, përdoren për përmirësimin e punës së veshkave.

PËR SHËRIM TË KANCERIT

Merrni gjethet e dredhëzave, e edhe më mirë - nga dredhëzat e malit. Një lugë gjethe të imtësuara dhe të thata i përzieni me një gotë ujë të vluar. Çaji le të qëndrojë i mbuluar për 20 minuta. E pini tri herë në ditë.

PËR FYTYRË TË RE

Gjethet dhe fletët e dredhëzave, si nga kopshti po ashtu edhe nga mali, e përtërijnë lëkurën. T'i përdorni për përgatitjen e maskave për kujdes ndaj fytyrës dhe lëkurës së qafës.

PËR FLOKË

Për rritje më të mirë, përdorni një lugë përzierje të gjetheve dhe fletëve të dredhëzave, duke ia shtuar një lugë lëng nga bima gjethe delli.

KUNDËR DIABETIT

Pjesët e gjelbra të dredhëzës janë të çmuara për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti, sepse normalizojnë nivelin e sheqerit në gjak.

(Kosova Sot)