Ilaçet ekzotike shtëpiake kundër ftohjes - Shëndetësia - Kosova Sot
Ilaçet ekzotike shtëpiake kundër ftohjes

Ilaçet ekzotike shtëpiake kundër ftohjes

Ftohja është një nga sëmundjet më të zakonshme që prek secilin, pa marrë parasysh gjininë apo moshën. Ky infeksion respirator shfaqet nëse sistemi imun komprometohet apo nëse poleni shkakton irritim në kanalet nazale që shkaktojnë ftohjen. Në vijim ju sjellim disa ilaçe të civilizimit të vjetër kundër kësaj gjendje.

EKSTRAKTET E RRËNJËS 'UMCKALOABO'

Gjermanët shpesh e kanë përdorur këtë ekstrakt të rrënjëve për t'u marrë me problemet respiratore. Ka një studim që ka treguar se ata që vuajnë nga infeksionet e sinuseve kanë përdorur këtë ekstrakt të kësaj rrënje për ta trajtuar problemin. Dikush këtë përbërës e përdor si pjesë e ilaçeve popullore që eliminojnë simptomat vetëm brenda një jave.

MJALTË DHE LIMON

Kombinimi i mjaltit dhe limonit mund të jetë po aq ekzotik sa edhe ekstraktet e rrënjëve që i kemi përmendur më lart, e edhe ky kombinim funksionon kundër ftohjes dhe kollës. Vetëm përzieni të dy përbërësit në një gotë ujë të ngrohtë dhe duhet ta pini për disa herë gjatë ditës

ÇAJI I XHENXHEFILIT

Mjekësia popullore kineze përdorimin e xhenxhefilit e shndërron në një tretman të tyrin kundër ftohjes, fytit, si dhe stomakun e shqetësuar. Ky përbërës redukton inflamacionet në trup dhe pastron pengesat në kalimet nazale, kështu që do të jeni në gjendje të merrni frymë më lehtë. Mund të përgatisni çaj xhenxhefili.

SHAFRANI

Shafrani shpesh përdoret në Indi për të luftuar ftohjet. Për ta përdorur këtë përbërës, ata shtojnë pluhur shafrani në qumështin e ngrohtë për t'i luftuar ftohjet. Shafrani është i mbushur plot me nutriente, si dhe përbërës kundër baktereve, viruseve që ndihmojnë në reduktimin e simptomave të ftohjes. Shumë indianë bëjnë be në efektin e shafranit.

LËNGU I RRUSHIT TË ZI PA FARA

Në Finlandë, luftimi i ftohjeve ishte i mundur duke përdorur rrushin e zi pa fara. Një arsye prapa kësaj qëndron se rrushi i zi pa fara përmban shumë vitamina C, si dhe lloje tjera të antioksiduesve që e forcojnë sistemin imun. Mund të përgatitni një lëng të nxehtë nga rrushi pa fara dhe ta pini gjithë ditën për ta forcuar imunitetin dhe për ta zhdukur ftohjen.

UTHULLA E MOLLËS

Një tjetër ilaç shtëpiak ekzotik që është gjetur i përdorshëm kundër ftohjes është uthulla e papërpunuar e mollës. Ajo është më e mira për këtë uthull të mollës është se është përdorur kohë pas kohe kundër gjendjeve të ndryshme dhe parandalon infeksionet me baktere dhe ato virale që shkaktojnë bllokimin e sinuseve.

(Kosova Sot)

21 orë e 38 minuta më parë
25/06/18