Receta për çajin e hithrave, që jua pastron mushkëritë, mëlçinë dhe lukthin - Shëndetësia - Kosova Sot
Receta për çajin e hithrave, që jua pastron mushkëritë, mëlçinë dhe lukthin

Receta për çajin e hithrave, që jua pastron mushkëritë, mëlçinë dhe lukthin

Efektet shëruese të hithrave janë dëshmuar tash e një kohë të gjatë, madje shumë më moti. Sidomos është efektive te pagjakësia, rënia e flokut, reumatizmi dhe dhimbjet e nyjave, gripin, të thatin në lukth, pagjumësinë dhe nervozizmin. Është pastrues i hatashëm i gjakut dhe nxit hedhjen jashtë të përbërësve të dëmshëm nga trupi i njeriut. Pasi përmban klorofil ndihmon në përtëritjen e qelizave të dëmtuara dhe ndikon që oksigjeni të qëndrojë për periudhë më të gjatë kohore në tru. Hithrat janë efektive edhe te alergjitë pranverore, kanë dëshmuar studimet. Për lukth dhe mëlçi sidomos është efektiv çaji i përgatitur nga kjo bimë. Përgatitet me 2 litra ujë duke hedhur 3 lugë hithra të imtësuara, i lini të pushojnë për 10 deri 12 orë. Pas kësaj, masa le të vlojë për gjysmë orë, e mbuluar me kapak. Kur të jetë ftohur, e procedoni dhe e pini 3 herë në ditë para shujtave, nga një gotë.

 

(Kosova Sot)

17 orë e 36 minuta më parë
21/09/18