Fakte që nuk i keni ditur për qepën e re

  • 20 June 2018 - 16:27
Fakte që nuk i keni ditur për qepën e re

Përveçse është e shijshme he që pasuron sallatën tuaj, qepa e re është shumë e shëndetshme dhe ndihmon te sëmundjet e ndryshme. Qepa e re është e pasur me vitamina e minerale, është e shkëlqyeshme për tretje, sepse përmban shumë fibra, e është e dobishme edhe për zemër, sepse parandalon droçkat, e po ashtu e ul edhe shtypjen e lartë të gjakut. Kjo bimë ndihmon edhe te ata që kanë probleme me nivelin e lartë të sheqerit në gjak. Vetëm një qepë e re përmban 20 mikrogramë vitamina K dhe 1,6 vitamina C, e të dy këto vitamina kanë domethënie të madhe për shëndetin e eshtrave dhe parandalojnë osteoporozën. Po ashtu, qepa e re është e pasur edhe me vitamina A që prodhojnë proteina në sytë e njeriut që mundësojnë ta thithë dritën. Personave që u mungon kjo vitaminë kanë çrregullime në shikim. Qepa e re do ta përmirësojë edhe sistemin tuaj imun, sepse përmban fitokemikate.

 

(Kosova Sot)