Vera e zier: Pija ideale për ta ngrohur trupin dhe për ta parandaluar ftohjen

  • 16 July 2018 - 08:23
Vera e zier: Pija ideale për ta ngrohur trupin dhe për ta parandaluar ftohjen
Vera e zier është pije ideale që të ngroheni gjatë ditëve të ftohta. Krahas kësaj, përmirëson edhe pasqyrën e gjakut, qarkullimin e gjakut dhe është pije e duhur kundër ftohjeve. Për dy gota, ju nevojiten: 500 ml verë, 2 karafil, 1 gjethe të dafinës, 20 gr sheqer, 1 shkop vanilje, 1 shko kanellë, 4 kokrra piper të zi, 1 portokall. Përgatitja: Në një enë derdhni verën dhe ia shtoni erëzat dhe sheqerin. E ngrohni në temperaturë mesatare derisa të fillojë të valojë dhe e lini ashtu në pllakë të ngrohtë për rreth 2-3 minuta. Para se ta derdhni verën, portokallin e ndani përgjysmë dhe në secilën gotë shtrydhni lëngun e tij. 

(Kosova Sot)