QIMNONI I ZI, ILAÇ NATYROR PËR DIABET

  • 18 July 2018 - 08:39
QIMNONI I ZI, ILAÇ NATYROR PËR DIABET
Qimnoni i zi është efikas edhe kundër sëmundjes së sheqerit, apo diabetit. Nëse vlerat e glukozës në gjak për një kohë të gjatë janë mbi vlerat normale (mbi 6,9 mmol/L), atëherë themi se ai person vuan nga diabeti. Është parë se qimnoni i zi është i dobishëm si te tipi I i diabetit, i cili mjekohet me insulinë, po ashtu edhe te tipi II, i cili në fillim mjekohet me ilaçe. Qimnoni i zi te të sëmurët nga diabeti e harmonizon sistemin imunitar. Te terapia e diabetit me qimnon të zi duhet kontrolluar sheqerin (glukozën) në gjak, meqë niveli i sheqerit ndonjëherë bie me një shpejtësi të madhe, duke shkaktuar hipoglikemi, apo nivel të ulët të sheqerit në gjak. Vaji i qimnonit të zi përmban substanca të cilat për nga veprimi janë shumë të ngjashme me insulinën. Por, para se të filloni ndonjë trajtim me këtë vaj, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Mos provoni ta mjekoni vetveten krye më vete. 

(Kosova Sot)