NËSE JU MUNDON VAPA, JA SI MUND TA MUNDNI ATË

  • 20 July 2018 - 15:16
NËSE JU MUNDON VAPA, JA SI MUND TA MUNDNI ATË

Rritja e temperaturës edhe deri në 41 shkallë Celsius, sikur që paralajmërohet për këtë vikend, shkakton skuqje dhe tharje të lëkurës, rritje të pulsit të zemrës dhe frymëmarrje sipërfaqësore. Këto janë simptomat e goditjes nga dielli. Nëse këto simptoma alarmuese injorohen, atëherë pason ligështia, fishkëllima në veshë, alivanosja, e në fund edhe koma e vdekja. Goditja e diellit është ajo gjendje kur organizmi nuk mund ta ulë temperaturën e vet, e cila paraqitet kur koka dhe qafa janë të ekspozuar ndaj rrezeve të forta e të nxehta të diellit. Ja pija izotonike, të cilën është mirë ta përdorni në raste të tilla: Përzieni gjysmë litri ujë me gjysmë litri lëng natyror pemësh, pa sheqer dhe ftoheni mirë e mirë. - Përzieni 200 ml lëng pemësh me 800 ml ujë dhe 1 gram kripë, duke e lënë më pas që të ftohet mirë. - Përziejeni gjysmë litri uji të nxehtë me 50 deri 70 g sheqer, 200 ml lëng natyror, pa sheqer dhe të freskët dhe 1 gram kripë, si dhe lëng pemësh. duke e lënë që të ftohet mirë e mirë. - Përzieni 35 deri 40 gramë mjaltë të bagremit, apo livadhit, lëngun e gjysmës, apo të një limoni të vogël, një të katërtën lugë të gjellës kripë. Ftoheni mirë pasi që të shkrihet mjalti. 

 

 

(Kosova Sot)