PËRTËRIJENI DHE PASTROJENI ORGANIZMIN ME ORIZ TË RËNDOMTË

  • 15 August 2018 - 17:07
PËRTËRIJENI DHE PASTROJENI ORGANIZMIN ME ORIZ TË RËNDOMTË

Njerëzit shpesh e rrezikojnë shëndetin duke konsumuar ushqime jokualitative, e ndonjëherë edhe të dëmshme. Është fakt që të gjitha substancat e dëmshme, me kalimin e kohës, krijojnë shtresime helmuese në organizëm. Këto shtresime dëmtojnë metabolizmin dhe bëjnë që njerëzit të fillojnë të ndihen gjithnjë e më keq. Por, për fat, ekzistojnë mënyra për pastrimin dhe rigjenerimin e organizmit. Sot do të flasim për pastrimin e organizmit me oriz. Ky pastrim është i lehtë dhe jep rezultate tepër të mira.

RECETA

Merrni një lloj të orizit, sipas dëshirës, duke larë aq lugë oriz, sa vjet keni, p.sh. nëse keni 35 vjet, lani 35 lugë oriz. Pasi që ta keni larë mirë e mirë këtë oriz, qiteni atë në një kavanoz të madh të qelqtë. Kavanozin mbusheni me ujë të ngrohtë, të zier, mbulojeni me kapak dhe lëreni që të qëndrojë në frigorifer gjatë natës. Në mëngjes kullojeni tërë ujin. Merreni një lugë të madhe të atij orizi dhe ziejeni sa duhet, pa kripë, duke përdorë ujë tjetër, të rëndomtë. Hajeni këtë oriz të zier në të esëll, më së mirë para orës shtatë e gjysmë të mëngjesit. Pjesës tjetër të orizit qitni ujë të vluar, të ftohur dhe lëreni në frigorifer deri mëngjesin e ardhshëm. Këtë procedurë të pastrimit të organizmit përsëriteni çdo ditë, derisa të ketë oriz në kavanoz. pasi që ta konsumoni orizin në mëngjes, për së paku tri orë mos hani e as mos pini gjë. Gjatë ditës duhet të konsumoni të paktën 2 litra ujë.

KU QËNDRON SEKRETI?

Sekreti i kësaj metode qëndron te kokrra e orizit, e cila ka strukturë të kristaltë. Kur kokrrat të zhyten në ujë, nga to largohet amidoni. Orizi tretet në zorrë, e jo në lukth, ku kokrrat e orizit shërbejnë si absorbues. Me këtë metodë pastrohen zorrët, enët e gjakut, nyjat dhe pjesët e tjera të organizmit nga helmet, metalet e rënda dhe substancat e tjera të dëmshme. Kjo metodë ndihmon edhe në humbjen e kileve të tepërta. Lëkura bëhet më e bukur dhe më shkëlqyese. Largohen dhembjet nga shpina, qafa dhe nyjat.

EFEKTI GRADUAL

Efekti i këtij tretmani nuk është momental, por gradual. Pas dy javësh fillon pastrimi i organizmit, me ç'rast helmet largohen me anë të urinës dhe jashtëqitjeve. Ngjyra e urinës do të bëhet më e turbullt, e ju do të ndiheni gjithnjë e më mirë. Pas një kohe të caktuar të përdorimit të kësaj metode, vjen deri te aktivizimi i vetë-pastrimit të organizmit, i cili vazhdon më pas me muaj të tërë. 

 

(Kosova Sot)