Ruan zemrën, shëron artritin, parandalon kancerin

  • 16 September 2018 - 08:08
Ruan zemrën, shëron artritin, parandalon kancerin

Mjalti përmban shumë vitamina e minerale, prandaj është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Ka efekt antibakterial dhe kundër kërpudhave, që e shndërron në antiseptik të shkëlqyeshëm. Kur mjalti përzihet me kanellë, fiton efikasitet edhe më shumë. Kanella po ashtu është shumë e shëndetshme, përmirëson gjumin dhe ul nivelin e gjakut dhe kolesterolit në gjak. Këto janë disa nga sëmundjet që me sukses mund t'i shëroni me këto dy ilaçe.

KOLESTEROLI Ky kombinim zvogëlon nivelin e kolesterolit për 10 për qind për vetëm dy orë. Përzieni tri lugë kanellë dhe dy lugë mjaltë në një gotë dhe rregullisht e konsumoni.

SËMUNDJET E ZEMRËS Përgatitni pastë nga mjalti dhe kanella, e mund ta lyeni bukën e zezë, është mënyrë e shkëlqyeshme për parandalimin e sulmit në zemër dhe në tru.

ARTRITI Në një gotë përzieni një lugë kanellë dhe dy lugë mjaltë. E pini në mëngjes dhe në mbrëmje pasi shëron artritin kronik, e nëse e konsumoni rregullisht mund ta parandaloni edhe kancerin.

SISTEMI IMUN

Konsumimi i mjaltit dhe kanellës e forcon sistemin imun, pra sistemin mbrojtës nga bakteret dhe viruset e ndryshme.

FTOHJA DHE GRIPI Në rast të kollës dhe bllokimit të hundëve, merrni një lugë mjaltë me ¼ e lugës kanellë dhe e përdorni për tre ditë.

 

(Kosova Sot)