Pesë risitë shëndetësore në përdorimin e boronicave të reja

  • 20 September 2018 - 18:02
Pesë risitë shëndetësore në përdorimin e boronicave të reja

Çaji nga boronicat e kuqe ndihmon në lehtësimin e problemeve të jashtme dhe të brendshme, falë faktit se përmban shumë antioksidues dhe vitamina. Mësoni më shumë rreth disa vetive të tjera të boronicave të kuqe

Image

 

PËR DIABET

Trajtimi i diabetit është më i lehtë nëse shoqërohet me ilaçe natyrale, që ndihmojnë në kontrollimin e sheqerit në gjak. Përbërësit: 3 lugë gjethe boronica të kuqe (45 g), 4 gota ujë të ftohtë (1 litër). Si të veproni: Kjo është shumë e lehtë, do ta përgatisni brenda disa minutave. Krejt çfarë duhet të bëni është t'i shtoni gjethet e boronicave të kuqe në një litër me ujë të ftohtë. Përzierjen e valoni për 10 minuta. E lini të pushojë për dhjetë minuta të tjerë dhe e procedoni. Është mirë ta konsumoni disa herë brenda ditës.

Image

 

PËRMIRËSON DHE FORCON SISTEMIN IMUN

Nëse dëshironi të parandaloni problemet respiratore, gripin, alergjitë dhe sëmundjet e tjera, provoni këtë përzierje. Përbërësit: 2 lugë boronica të kuqe (30 g), 2 mollë ose lëngun e 2 portokajve, 1 lugë mjaltë (25 g), Ujë. Si të veproni? Shtoni të gjithë përbërësit në blender dhe procedoni derisa të fitoni një lëng. Rezultat është pija e shijshme që mundet t'ju kënaq çdo ditë, më së miri kur të zgjoheni.

Image

 

LUFTOJNË INFEKSIONET URINARE

Boronicat e kuqe janë ndihmë e madhe kur bëhet fjalë në trajtimin e infeksioneve urinare. Nëse vuani tani, përfitoni nga ky ilaç. Përbërësit: ½ e gotës boronica të kuqe (75 g), ½ e gotës ujë (100 ml). Si të veproni? Përbërësit i shtoni në blender dhe procedoni. Përzieni lëngun dhe pini dy gota në ditë.

Image

 

PËR DIARRE

Nëse keni probleme me stomakun, sidomos diarre, është ide e mirë të përdorni boronicat e kuqe si ilaç natyral. Krejt çfarë ju duhet është ta përgatitni këtë çaj. Përbërësit: 4 gota ujë (1 litër), 3 lugë boronica të kuqe (45 g). Si të veproni: Para së gjithash, valojeni ujin. Kur të ketë arritur pikën e valimit, shtoni boronicat e kuqe dhe i lini të pushojnë për 20 minuta. Pas kësaj kohe, kullojeni lëngun dhe e pini derisa diarreja të ndalojë.

PËR PRERJE DHE PLAGË

Nëse jeni prerë apo keni shumë plagë në lëkurë, boronicat e kuqe ofrojnë lehtësim. Përgatitni një çaj që mund ta aplikoni në hapësirën e prekur, duke shfrytëzuar vetitë prej antibiotiku të bimës. Përbërësit: 1 lugë rrënjë të boronicave të kuqe (15 g), 2 gota ujë (500 ml). Si të veproni: Pastroni rrënjën. Kur të jenë të pastra dhe të thata, i copëtoni dhe i vendosni në një enë me dy gota ujë. I valoni për 10 minuta, më pas le të pushojnë edhe për 10 minuta të tjerë. Përdorni kompresa për ta aplikuar këtë tretman. 

Image

 

(Kosova Sot)