JU MBROJNË PREJ FTOHJES, KËTO USHQIME DUHET KONSUMUAR NË VJESHTË

  • 21 September 2018 - 15:47
JU MBROJNË PREJ FTOHJES, KËTO USHQIME DUHET KONSUMUAR NË VJESHTË
Marrë parasysh se me vjeshtën dhe dimrin arrijnë edhe ditët e ftohta, është me rëndësi të mbroheni dhe ta forconi sistemin imun për t'u mbrojtur nga ftohjet. Këtë më së miri e bëjnë këto ushqime.
 
Image

HUDHRA Pos se gjellëve ju ofron një shije unike, hudhra përmban alibinë, që kur fillon të tretet krijon antioksidues. Kjo mbron sistemin imun, duke parandaluar dëmtimin e qelizave

Image

JOGURTI Jogurti përmban kultura të ndryshme që janë alternativë për probiotikë dhe kujdesen për sistemin tretës. Kjo është me rëndësi që i gjithë ushqimi i konsumuar të tretet. 

Image

ÇAJI Ekzistojnë shumë veti të shëndetshme që ndërlidhen me konsumimin e çajit. Shembull, çaji përmban antioksidues shumë të fortë që ndihmojnë në forcimin e sistemit imun. 

Image

ÇOKOLLATA E ZEZË Antioksiduesit në çokollatën e zezë mund t'i ofrojnë mbrojtje shtesë sistemit tuaj imun. Çokollata që përmban sasi të shtuar të kakaos përmbajnë më shumë antioksidues, si dhe më pak sheqer.  

 

Image

SPECAT E KUQ Është pak i njohur fakti se specat e kuq përmbajnë dy herë më shumë vitamina C në krahasim me agrumet. Prandaj, është ide e mirë të ndaloni me marrjen e shtesave në ushqime që përmbajnë vitamina C, në vend të tyre konsumoni specat e kuq.

Image

UJI Kurrsesi mos harroni konsumimin e ujit, e pikërisht duhet ta dini se uji është arma më e fortë kundër sëmundjeve. Hunda, mushkëritë, goja dhe pjesët tjera të trupit duhet të janë të hidratuar për t'ju mbrojtur nga bakteret.

(Kosova Sot)