"Bok choy" (lakra kineze) mbron nga sëmundjet dhe rregullon kolesterolin

  • 26 September 2018 - 12:02
"Bok choy" apo lakra kineze konsiderohet shumë e shëndetshme. Kjo lakër ju shtohet gjellëve dhe llojeve të ndryshme të supave. Përmban shumë vitamina C, A dhe K si dhe mineralet si kalcium, magnez dhe hekur. J çfarë ofron lakra kineze:
• Përmban pak kalori (100 g përmban 13 kalori), por është burim për minerale, vitamina dhe antioksidues, kështu që preferohet konsumimi i saj nëse jeni në dietë.
• Pasi bën pjesë në familjen e lakrës, përmban antioksidues si luteina dhe zeaksantinë, e bashkë me fibra dhe vitamina,kjo perime mbron nga zhvillimi i sëmundjeve malinje dhe rregullon kolesterolin në gjak.
• Lakra e freskët si kjo është burim për vitamina C - 100 g përmban 75 për qind të nevojave ditore të sugjeruara. Ushqimet e pasura me vitamina C krijojnë rezistencë të organizmit nga inflamacionet dhe infeksionet.
• Përmban shumë vitamina A, karotenoide dhe më shumë antioksidues se sa lakra dhe lulelakra.
• Vitamina K po ashtu gjendet në lakrën kineze dhe ofron rreth 38 për qind të sasive ditore të nevojshme për këtë vitaminë që luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e eshtrave dhe e parandalon osteoporozën. 

(Kosova Sot)