KËTO JANË USHQIMET QË PËRTËRIJNË ORGANET

  • 13 October 2018 - 15:39
KËTO JANË USHQIMET QË PËRTËRIJNË ORGANET
Lëkura përtërihet në 28 ditë, eshtrave u duhen 10 vjet. Ushqimi është shumë i rëndësishëm për përtëritjet si këto dhe është mirë ta dini se cilat ushqime ofrojnë ndihmën më të madhe
 
Image

PËRTËRITJA E NERVAVE Ekzistojnë një spektër i gjerë i substancave që në mënyrë rigjeneruese ndikojnë në nerva. Studimi nga viti 2010 i publikuar në "Rejuvenation Research" thotë se kombinimi i boronicave, çajit të gjelbër dhe karnozina (e hasim në mishin e shpezëve, peshk) ndihmojnë në rigjenerimin e nervave dhe qelizave amë. Substanca të tjera me ndikim të njëjtë janë kurkuma, resveratroli, kafeja.

 

Image

RIGJENERIMI I MËLÇISË Glicirizina është substancë që gjendet në rrënjën e jamballit, i cili në bazë të një studimit është dëshmuar si stimulues i shkëlqyeshëm në rigjallërimin te kafshët te të cilat ishte hequr një pjesë e mëlçisë. Substanca të tjera që ndihmojnë në rigjallërimin e mëlçisë janë: karvakroli (nga vaji i origanos), kurkumina (rrënjë e bimës kurkumë), artiçoku, vitamina E ( spinaq, badem, fara të lulediellit, avokado, peshk, vaj ulliri, brokoli, kungull).

 

Image

RIGJALLËRIMI ME BETA QELIZA Beta qelizat prodhojnë insulinë në pankreas. Me substancat në vijim me sukses është eksperimentuar si mund të arrihet ndihma për personat që vuajnë nga diabeti: qimnoni i zi, vitamina D (peshk, haviar, vezë, djathë), kurkumina (rrënjë të kurkumës), argjinina (mish të kuq, sojë, vezë, fruta deti, susam), avokado, pjepër i hidhur, mëndafsh misri, stevia (brokoli, lakër jeshile, lulelakër, lakër). 
 

Image


RIGJALLËRIMI HORMONAL Një nga substancat që rigjallërojnë hormonet, që me humbjen e elektroneve janë dobësuar, është vitamina C (speca, lakër jeshile, kivi, brokoli, dredhëza, portokaj, bizele). Kjo vitaminë ka aftësinë për të kthyer formën dhe funksionimin e estrogjenit E2 dhe progjesteronin dhe testosteroneve, që mundet të jetë shtesë e mirë apo zëvendësim në terapinë hormonale.

 

Image

RIGJALLËRIMI I MUSKULIT TË ZEMRËS Deri dikur vonë ishte menduar se indi muskulor nuk është i prirë për rigjenerim. Studimet e reja tregojnë se ekzistojnë substanca që stimulojnë ndërtimin e qelizave të muskulit të zemrës që e bëjnë të shëndetshëm indin e zemrës. Si të ushqeheni? Rezveratrol (verë të zezë, rrush të zi, çokollatë të zezë),mish pule, djathë të ri. 

 

Image

RIGJALLËRIMI I KËRCIT, NYJAT E SHPINËS Kurkumina dhe rezveratroli janë dëshmuar më së miri te përmirësimi i palcës së kurrizit, derisa osteoartriti, sëmundja degjeneruese e nyjave, ekziston një spektër i gjerë i substancave rigjeneruese që i hasim në" hithra, vaj peshku dhe ushqimet tjera të cilat janë të pasura me vitamina E.
 

(Kosova Sot)