Shëron mëlçinë dhe rinon: Falë hirrës magjike, jetoi 152 vjet! - Shëndetësia - Kosova Sot
Shëron mëlçinë dhe rinon: Falë hirrës magjike, jetoi 152 vjet!

Shëron mëlçinë dhe rinon: Falë hirrës magjike, jetoi 152 vjet!

Hirra është shpëtim për një mëlçi të shëndetshme dhe humbje në peshë, e sa mrekullibërëse është edhe fakti se personi me emrin Old Tomas Par, një fshatar anglez, kishte jetuar 152 vjet falë saj. Ai njihej për faktin se çdo ditë kishte konsumuar hirrën. Hirra përmban më pak se 1 për qind proteina dhe 93 për qind ujë, derisa ngjason shumë me gjirin e nënës. Përbërësit kryesorë të hirrës janë kaliumi, natriumi, magnezi, fosfori, hekuri, zinku, bakri, kobalti, mangani, molibdeni, vitamina, enzima me vlerë dhe aminoacide.

LËNGU MË I SHËNDETSHËM PËR SËMUNDJEN E MËLÇISË

Mëlçia e pastër është çelës për një shëndet të mirë, e hirra është pastruesi më i mirë i mëlçisë. Nëse vuani nga cilado sëmundje e mëlçisë, rregullisht pini hirrë. Hirra është plot cistinë që i nevojiten trupit për prodhim të glutationeve, antioksidues që e mbron trupin nga infeksionet dhe helmet. Hirra ndihmon te: Lodhja kronike, Stresi, Shtypja e lartë e gjakut, Rënia e imunitetit, Problemet me lukth, Sëmundjet e mëlçisë, Pastron organizmin nga helmet.

 

(Kosova Sot)

9 orë e 37 minuta më parë
18/11/18