Tri lugë nga ky eliksir dhe dimrin do ta kaloni si "pashë"

  • 25 December 2019 - 17:11
Tri lugë nga ky eliksir dhe dimrin do ta kaloni si

Këtë dimër do të pëlcisni nga shëndeti nëse vetes ia përgatisni këtë eliksir. Në mjekësinë popullore ekzistojnë shumë receta për rritjen e hemoglobinës në gjak. Kjo bombë e mbushur me vitamina dhe ilaç eliksir është ilaç i vërtetuar për rritjen e hemoglobinës dhe përmirësimin e pasqyrës së gjakut në përgjithësi. Përgatiteni përnjëherë, e pos se është shumë i shëndetshëm, është shumë i shijshëm.

PËR PËRGATITJEN E KËTIJ ELIKSIRI JU NEVOJITEN:

- 200 miligramë mjaltë - 200 gramë arra - 200 gramë rrush të thatë - 200 miligramë lëng nga karota - 200 miligramë lëng nga panxhari - 2 limonë

PËRGATITJA E ELIKSIRIT:

Në fillim i pastroni dy limonët. I ndani përgjysmë dhe ua hiqni farat. I bluani së bashku me lëvore dhe i vendosni në kavanoz. Në masën ku keni vendosur limonët e bluar shtoni mjaltin, lëngun e shtrydhur nga panxhari de karota. I përzieni. Më pas shtoni edhe arrat e bluara dhe rrushin e thatë.

PËRDORIMI:

Merrini nga tri lugë në ditë, para secilës shujtë. Nuk ka efekte anësore negative, ndërsa që ju mbush me energji.  


(Kosova Sot Online)