Pija me të cilën mund t'i hiqni 10 cm dhjamë nga beli

  • A.P /
  • 19 August 2020 - 15:15
Pija me të cilën mund t'i hiqni 10 cm dhjamë nga beli

Shumica e njerëzve mendojnë pandërprerë se si t'i heqin kilogramët e tepërt. Nëse edhe ju jeni një ndër ta, zgjidhjen ideale e ofron ekspertja e të ushqyerit, Cynthia Sass. Ekspertja ka bërë një pije dietale me ndihmën e së cilën mund ta reduktoni trashësinë e mesit për madje 10 centimetra, që është e barabartë me humbjen e deri 3 kilogramëve, për vetëm katër ditë. Në mënyrë që ky plan të ketë sukses, është e domosdoshme që gjatë katër ditëve të konsumimit të pijes t'i shmangni ëmbëlsirat, çipsat, kikirikët dhe ushqimet e ngjashme, ushqimin me kalori dhe yndyrë, dhe të konsumoni ushqime të shëndetshme.

PËRBËRËSIT:

• 2 litra ujë, • 1 trangull, • 1 limon, • 1 lugë me xhenxhefil në formë pluhuri dhe • 12 gjethe të mentës.

PËRGATITJA:

1. Limonin e lani mirë, mos e qëroni, e preni në rrotëza dhe e qitni në 2 litra ujë; 2. Trangullin e qëroni, e preni në rrotëza dhe e qitni në ujë, e më pas i qitni edhe gjethet e mentës dhe xhenxhefilin; 3. I përzini me lugë, e mbuloni enën dhe e lini që të qëndrojë tërë natën në frigorifer. 4. Sapo të zgjoheni nga gjumi, filloni me konsumimin e lëngut të fuqishëm, e pini të tërin, e në mbrëmje e përgatitni sërish për të nesërmen. Për t'i vërejtur rezultatet, duhet që këtë pije ta pini për së paku katër ditë dhe të mos pini asnjë lëng tjetër. 5. Pas katër ditësh do të mësoheni me të aq shumë.

(Kosova Sot Online)