Sheqeri i vrugët largon rrudhat dhe nuk ju trash!

  • A.P /
  • 20 August 2020 - 15:25
Sheqeri i vrugët largon rrudhat dhe nuk ju trash!

Sheqeri i vrugët, sikur që tregon edhe vetë emri, është sheqer me ngjyrë të vrugët, të hirtë, i cili përfitohet kryesisht nga kallami i sheqerit. Përpos që largon rrudhat, nëse përdoret si piling, sheqeri i vrugët është i dobishëm edhe në rast se preheni. Nëse nuk keni ndonjë antiseptik, atëherë sheqeri i vrugët mund të përdoret te prerjet e vogla, meqë ka edhe veprim antiinflamator. Veprimi i tij antimikrobik ndikon pozitivisht në parandalimin e infeksioneve.

Krejt çka duhet të bëni, është që plagën ta pastroni me ujë dhe sapun dhe ta mbuloni në tërësi me sheqer të vrugët. Më pas vendoseni një "fllaster" në atë vend dhe lëreni ashtu për disa orë. Këtë procedurë duhet ta përsëritni 1 - 2 herë gjatë 36 orëve. Do të habiteni si do t'ju shërohet plaga. Nëse ju pëlqen shija e ëmbël, por keni frikë nga shtimi në peshë, atëherë sheqeri i vrugët është si i bërë për ju. Meqë është më i ëmbël sesa sheqeri i bardhë, ai jua largon "etjen" për të ëmbël në një sasi më të vogël. 

(Kosova Sot Online)