Pija e shijshme, e cila pastron veshkat

  • A.P /
  • 20 August 2020 - 14:50
Pija e shijshme, e cila pastron veshkat

Materiet e tepërta helmuese, të cilat nga ambienti rrethues vijnë në organizmin tonë, mund t'i dëmtojnë edhe veshkat tona, kanalet urinare dhe fshikën e urinës. Veshkat mund të dëmtohen edhe nga ushqimet e përpunuara, nga sasia e madhe e kripës, nga pijet joalkoolike me sheqer, nga konsumimi i tepërt i kafeinës, etj. Nëse doni që ta lehtësoni punën e veshkave dhe t'i pastroni ato në mënyrë të natyrshme, atëherë pini mjaft ujë, e mund ta përgatitni edhe këtë pije të shëndetshme.

PËRBËRËSIT:

Lëngu i gjysmës së limonit 1 kivi i qëruar Gjysmë filxhani arra 1 banane Dy lugë majdanoz 1 gotë ujë Të gjithë përbërësit përzieni dhe i pini në orët e mëngjesit. Para përdorimit të ilaçeve natyrore, këshillohuni me mjekun tuaj. 

(Kosova Sot Online)