Lexoni edhe:
Pacientët mund të gëlltisin pilulën me kamerë për ta identifikuar kancerin
Këtë bimë më së shpeshti e hedhim pranë liqeneve, moçaleve dhe brigjeve pranë ujërave të qeta. Rrënjët e saj i përdorim te problemet e organeve të tretjes, në lukth dhe në zorrë, fryrjet në stomak, si dhe te ngërçet në lukth. Kashtefryza (lat. Acorus calamus) ndihmon personat që nuk kanë oreks, ndihmon te dëmtimet e veshkave dhe ndihmon në pastrimin e organizmit në përgjithësi.
Pacientët mund të gëlltisin pilulën me kamerë për ta identifikuar kancerin Lexoni edhe:
MËNYRA E PËRGATITJES SË ÇAJIT
Çaji nga rrënjët e kashtefryzës bëhet vetëm me ujë të ftohtë. E marrim një lugë të vogël përplot me rrënjë të kashtefryzës dhe e hedhim në ¼ i litrës ujë dhe e lëmë të qëndrojë gjatë natës. Në mëngjes e ngrohim vetëm pak dhe mund të përdoret për pije. Lëngu i freskët: Rrënjët e freskëta të kashtefryzës e kujdes i pastrojmë dhe i vendosim në blender. Për banjë: Rreth 200 gramë rrënjë të kashtefryzës i vendosim në 5 litra ujë të ftohtë dhe duhet të qëndrojnë aty gjatë natës. Ditën tjetër ujin e ngrohim derisa të vlojë e më pas këtë ujë e shtojmë në vaskë.
(Kosova Sot Online)