Ja përse patëllxhani është mbret i ushqimit

  • E.K /
  • 18 March 2022 - 12:47
Ja përse patëllxhani është mbret i ushqimit

Për vetitë shëruese të patëllxhanit flitet që moti, prandaj edhe bën pjesë në ushqimet më të shëndetshme. Lëvorja e patëllxhanit në mjekësinë popullore merret si çaj apo tinkturë. Më së shpeshti përgatiten nga lëvorja e freskët e patëllxhanit dhe lëvorja e tharë. Mishi i tij kryesisht përdoret si ushqim shërues, e mund të përdoret edhe si kompresë. Gjethet e tij më shpesh përdoren si kompresë që ftohin dhe zbutin inflamacionet.

Në mjekësinë popullore rrënja e tij përdoret për shërimin e astmës e gjethet për gjakderdhje të brendshme. Përmes shumë hulumtimeve, është dëshmuar dhe vërtetuar se patëllxhani është perime e shëndetshme dhe shëruese. Është i pasur me kalium, që në bashkëpunim me natriumin rregullojnë sasinë e ujit në trup dhe normalizon punën e zemrës.

(Kosova Sot Online)