Si t'i ngrohni këmbët e ftohta

  • E.K /
  • 27 May 2022 - 11:49
Si t'i ngrohni këmbët e ftohta

Ditët e ftohta të dhjetorit kohë pas kohe "ngrijnë" shputat tuaja? Gishtat ju bien ngërç, sepse qarkullimi është i dobët. Për ta zbutur paksa gjendjen, konsumoni ushqime që përshpejtojnë organizmin, si vaji i peshkut dhe xhenxhefili.

Zvogëloni sasinë e kafeinës, shtoni sasinë e agrumeve. Magnezi është gjithmonë zgjedhje e mirë, e mund ta merrni përmes ushqimeve të freskëta, si bananet, apo përmes suplementeve. Çdo mbrëmje para gjumit bëni masazh shputave me vaj nga rozmarina.

(Kosova Sot Online)