Lëngu nga lulet e akacies së bardhë, i shijshëm dhe shërues

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 11:19
Lëngu nga lulet e akacies së bardhë, i shijshëm dhe shërues

Lëngu nga akacia e bardhë është pije e shëndetshme ideale. Lulet e bardha sekretojnë shumë nektar, e të shijshme janë si lëng, çaj, në sallatë. Përmbajnë shumë vitamina C, vaj eterik, rrëshirë. Përgatitja është e lehtë:

Lulet e akacies i radhisni nëpër kavanoz, vloni ujin dhe e lini të ftohet, e më pas mbushni kavanozat, shtoni edhe lëng limoni, e mbuloni dhe e lini për 24 orë. Pas kësaj, lëngun e procedoni dhe i shtoni mjaltë, para se ta tretni në ujë në masën 1:1. Lëngun e pini menjëherë, e ruani në frigorifer, më së shumti disa javë.

(Kosova Sot Online)