Gurët në veshka dhe rreziku për kancer të veshkave

  • E.K /
  • 02 December 2022 - 13:00
Gurët në veshka dhe rreziku për kancer të veshkave

Studimi i publikuar në revistën shkencore "British Journal of Cancer" tregon rreth rrezikut të madh për disa lloje të kancerit në veshka te personat që vuajnë nga gurët në veshka.

Ekspertët nga Holanda, nga universiteti në Mastriht, kanë analizuar lidhjen midis gurëve në veshka dhe rrezikut për kancer në veshka duke vëzhguar 120.000 të anketuar në moshën midis 55 deri 69 vjeç. Varësisht nga lloji i kancerit në veshka, rritja e rrezikut ishte nga 39 për qind deri në 300 për qind. Rrezikun më të madh e përbënin pacientët që gurët në veshka u ishin zbuluar para moshës së tyre 40 vjeçe.

(Kosova Sot Online)