Ushqimet e grimcuara që nuk ju trashin

  • E.K /
  • 26 December 2022 - 10:28
Ushqimet e grimcuara që nuk ju trashin

Përse të ngulfateni me çipsa kur ka alternativa të shëndetshme KOKOSHKAT Nuk do të gaboni edhe nëse i përgatisni në mikrovalë, por më mirë do të ishte t'i përgatisni në një enë klasike apo tepsi të thellë ku keni shtuar disa pika vaj ulliri.

PEMËT ME LËVORE TË VRAZHDË

Në një enë prej qelqit hidhni badem, arra indiane, lajthi dhe frutat tjerë që i pëlqeni kur do të ndjeni nevojën për të konsumuar diçka.

FARAT

Përzieni farat e lirit, të lulediellit. Këto fara janë të shijshme nëse i përzhitni. Mund t'i shtoni po ashtu në jogurt për të qenë edhe më të shijshme.

DJATHI

Nëse ju ka kapur dëshira për ushqim pak para se të flini? Atëherë do të ishte mirë të konsumoni pak djathë, e nëse hani edhen ndonjë domate apo trangull, nuk do të gaboni.

ÇIPS NGA LAKRA JESHILE

Lakra e freskët jeshile të ndahet në pjesë, i hidhni kripë dhe e piqni pak, përkatësisht e thani në furrë.

(Kosova Sot Online)