A ka veti shëruese lëngu i trangujve turshi?

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 14:28
A ka veti shëruese lëngu i trangujve turshi?

Shumica e njerëzve nuk e dinë se, për çdo situatë, ekziston një pije adekuate. Ja disa këshilla të ekspertëve në këtë drejtim.

QUMËSHTI

Përmban proteina, të cilat forcojnë muskujt. Kjo është pija që duhet ta pini, kur ju dhembin muskujt.

ÇAJI I GJELBËR/LËNGU I GREJPFRUTIT

Doni të humbni në peshë? Në këtë drejtim mund t’ju ndihmojnë çaji jeshil dhe lëngu i grejpfrutit. Këto pije përmbajnë substanca që e përshpejtojnë metabolizmin.

 

LËNGU I TRANGUJVE TURSHI

Nëse keni ngërçe në muskuj, sidomos në këmbë, atëherë do të ishte mirë që të pini ujë nga kavanozi i trangujve turshi. Natyrisht, nëse nuk keni probleme me lukth.

ÇAJ ME MJALTË DHE LËNG LIMONI

Kur ftoheni, më së miri është që të pini çaj me mjaltë dhe lëng limoni, meqë kjo më së shpejti jua largon simptomat.

QUMËSHTI I NXEHTË/LËNGU I KAMOMILIT

Nuk mund të flini? Në këtë drejtim mund t’ju ndihmojë qumështi i nxehtë apo çaji i kamomilit, meqë ato e qetësojnë organizmin dhe nervat, në veçanti.


(Kosova Sot Online)