Uleni shtypjen e lartë të gjakut në mënyrë natyrale me këto ushqime

  • E.K /
  • 19 April 2023 - 10:56
Uleni shtypjen e lartë të gjakut në mënyrë natyrale me këto ushqime

Për të shmangur shtypjen e lartë të gjakut duhet konsumuar ushqim me pak kripë. Këto ushqime janë të pasura me kalcium, magnez dhe kalium, që ulin shtypjen e gjakut në mënyrë natyrale.

FASULJA E BARDHË

Në fasule gjendet një sasi e konsiderueshme e kalciumit, magnezit dhe kaliumit, që ndikojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Këtë fasule mund ta konsumoni në mënyra të ndryshme, në gjellë, sallatë ose pure.

JOGURTI I ZAKONSHËM

Ky prodhim i qumështit është burim i shkëlqyeshëm për kalcium dhe minerale të tjera që pozitivisht ndikojnë në shëndetin e njeriut. Me jogurt fillojeni ditën, por përdoreni edhe për përgatitjen e salcave për sallatë dhe gjellë të yndyrshme.

KIVI

Përpos se kivi është i pasur me vitaminë C, ai është i nevojshëm edhe për uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Më së miri do të ishte ta konsumoni në formë të freskët, duke e përfshirë edhe në sallata të ndryshme të shëndetshme.

PJESHKAT

Për shumicën e njerëzve, pjeshkat janë freskimi i preferuar veror. Është mirë ta dini se përmbajnë veti të shumta pozitive për shëndetin, plot me vitamina dhe minerale, të mirëseardhura për shëndetin e njeriut. Më së miri t'i hani të freskëta.

BANANET

Me një banane të mesme do të plotësoni 12 për qind të nevojave ditore të njeriut me kalium. Kjo pemë ekzotike është aleat në luftën kundër stresit. Kur bananet të marrin ngjyrë të errët apo tepër të pjekur, mos i hidhni, janë të shëndetshme.

LAKRA JESHILE

Këtë perime me gjethe të gjelbër ndryshe e quajnë edhe superushqim, sepse përmban shumë antioksidues me vlerë. Njëkohësisht ka pak kalori. Lakra e re jeshile është më e mira të konsumohet në formë të sallatës.

(Kosova Sot Online)