Melhemi i duhur për zorrët
Farat çia mund të absorbojnë pothuajse 12 herë më shumë lëngje se epsha aktuale. Prandaj edhe nuk habit fakti se konsiderohen si superushqim, e gëzon fakti se në ushqimin tuaj mund t'i përfshini në shumë mënyra.
FARAT ÇIA OFROJNË SHUMË
Natyrisht, këto fara nuk janë zëvendësim për ushqimin e shëndetshëm, por është fakt se përmbajnë shumë nutriente. Për shembull, një lugë me fara çia përmban 5 gramë aminoacide omega3, që zakonisht i hasim në salmon apo lloj tjera të peshkut.
BURIM PËR PROTEINA E KALCIUM
Dy lugë fara çia përmbajnë po aq sasi kalciumi sa ofron një vezë. Por, farat çia nuk janë vetëm zëvendësim për vegjetarianët, por edhe për ata që nuk konsumojnë prodhimet e qumështit. Dy lugë fara çia përmbajnë 177 mg kalcium, derisa një gotë qumësht në vete ka 300 mg kalcium.
TË SHKËLQYESHME PËR TRETJE
Marrë parasysh se një lugë me fara çia përmban 5 g fibra, janë shumë efikase kundër fryrjeve dhe kapsllëkut. Por, kini kujdes, sasia e tepërt mund të ketë efekt të kundërt.
(Kosova Sot Online)