Çaji që shëron shumë sëmundje
Tashmë edhe shkencëtarët e kanë vërtetuar se llojet e ndryshme të çajit ndikojnë në shërimin e demencës dhe të kancerit. Për shembull, kurkuma në Indi përdoret që një kohë të gjatë, pasi që me ndihmën e saj largohen helmet nga trupi i njeriut, përderisa mund të përdoret edhe kundër të vjellave dhe disa sëmundjeve të tjera. Përgatiteni këtë lëng, I cili shëron shumë sëmundje:
PËRBËRËSIT:
• gjysmë lugë xhenxhefil
• gjysmë lugë kanellë
• gjysmë lugë karafil të tharë
• 1/6 lugë kurkumë
• një gotë e gjysmë ujë
• gjysmë gotë qumësht
• mjaltë
Përzieni të gjitha këto erëza dhe I hidhni në gotën me ujë të ngrohtë dhe i lini të zihen. Përzini gjithçka mirë dhe sipas dëshirës shtoni qumështin e ngrohtë. Çajin mund ta konsumoni gjithë ditën.
(Kosova Sot Online)