Vetitë shëruese të hithrave, ndihmojnë te shumë sëmundje
Hithrat janë bimë të fuqishme që ndihmojnë te probleme të ndryshme shëndetësore.
EFEKTI POZITIV I HITHRAVE
Hithrat përmbajnë proteina dhe yndyrë, e nga mineralet kalcium, fosfor, hekur, magnez, vitamine C, A, B2, B5, K, betakarotinë, taninë. Hithra është bima më e mirë për pastrimin e gjakut dhe përmirësimit të gjendjes së tij. Ndikon mirë në pankreas dhe ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Stimulon punën e zorrëve dhe zbut inflamacionet në traktin urinar.
ÇAJ NGA HITHRAT PËR SHËNDET
Çaji nga hithrat është i shkëlqyeshëm për pastrimin e organizmit. I jep shkëlqim lëkurës, zgjedh telashet me aknet dhe sëmundjet e lëkurës. Në mjekësi çaji i hithrave përdoret te sëmundjet e mëlçisë, te çrregullimi i gjumit, ngërçet në stomak, të thatit, sëmundjet e mushkërive. Çajin ta konsumoni për katër javë rresht. E një gotë çaj në ditë mund ta konsumoni si masë parandaluese.
NDIHMON TE RËNIA E FLOKUT
Hithrat janë bimë e pasur me nutriente, të pasura me minerale dhe klorofil, vitamina e flavonoide. Në popull sidomos hithrat vlerësohen për parandalimin e rënies së flokut, forcimin e thonjve.
(Kosova Sot Online)