Ja pse këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë

  • A.P /
  • 23 April 2024 - 14:25
Ja pse këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë

Nëse vuani nga dhimbjet e kockave këto janë 5 ushqimet që nuk duhet të konsumoni.

Sipas “Living” këto ushime nuk duhet të konsumohen edhe pavarësisht moshës që ju kemi sepse iu shtojnë dhimbjet romatizmale.  Por ajo që na shkakon dhimbjet e kockave nuk është vetëm romatizma por sëmundje që kanë të bëjnë me inflamacione të tjera të gjymtyrëve.

 

1.Veza: Edhe pse vezët janë një burim i pashtershëm vitaminash dhe proteinash, është e këshillueshme që personat që kanë probleme me kockat të reduktojnë sa më shumë konsumin e tyre. Duke qenë se vezët janë me origjinë shtazore, ato përmbajnë acid arachidonoic që ul mbrojtjen e organizmit në rast se vuani nga artriti.

2.Pijet e sheqerosura: Në qoftë se ankoheni vazhdimisht nga dhimbjet e kockave, duhet të shmangni sa më shumë pijet e mësipërme dhe ato të gazuara. Këto pije kanë në përmbajtjen e tyre sheqer të dëmshëm dhe acid fosforik që përkeqësojnë gjithmonë e më shumë gjendjen tuaj shëndetësore.

3. Mishi i kuq: Dietologët dhe ekspertët e shëndetit shprehen gjithmonë skeptikë përsa i përket konsumit të mishit të kuq. Edhe pse mishi përmban shumë hekur që ndihmon në prodhimin e hemoglobinës, në qoftë se ju abuzoni me konsumin e tij mund të rrisni rrezikun për të patur artrit reumatoid dhe patologji të tjera që sjellin dhimbje të kyçeve. Në vend të mishit të kuq hani mish pule, peshk ose mishin e gjelit të detit.

4.Patatet: Patatet përmbajnë sasi të larta potasi që i nevojitet organizmit. Por pavarësisht kësaj, personat që vuajnë nga artriti ose dhimbjet reumatizmale duhet të shmangnin konsumin e patatateve pasi përmbajnë një lloj toksine të quajtur solaninë që i përshkallëzon këto dhimbje.

5.Frutat e thata: Frutat e thata janë një burim shumë i mirë i acideve yndyrore Omega-3, por në mesin e kyre frutave mundohuni të evitoni sa më shumë konsumin e stikave të pishës, arrave dhe arrat e Brazilit pasi përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore.


(Kosova Sot Online)