Si të humbni deri në 13 kile në ditë?

  • E.K /
  • 30 April 2024 - 09:22
Si të humbni deri në 13 kile në ditë?

Përshpejtimi i metabolizmit është faktori, i cili ndikon më me efikasitet në humbjen e kileve të tepërta. Ekzistojnë disa ushqime që mund ta përshpejtojnë metabolizmin.

Humbja e kileve në një masë të madhe varet nga kombinimi i ushqimeve që i merrni. Këtë e kanë konstatuar edhe shkencëtarët iranianë, pas një studimi që kanë bërë me femra me mbipeshë. Ata kanë konstatuar se, femrat që përdornin jogurt dhe kurkuminë, kishin humbur 6 kile më shumë sesa femrat e tjera. Kurkumina, apo shafrani i Indisë, përmban sasi të madhe të fitosteroleve, përbërës të cilët pengojnë grumbullimin e kolesterolit në organizëm.

Shkencëtarët mendojnë se kjo është arsyeja pse kjo mëlmesë e përshpejton metabolizmin. Përpos në jogurt, atë mund ta qitni edhe në gjellë të tjera, por edhe në salca.

(Kosova Sot Online)