Meli si ilaç

  • E.K /
  • 30 April 2024 - 11:15
Meli si ilaç

Meli është një drithë i imtë, i rrumbullakët dhe paksa i shtypur, me ngjyrë të verdhë në të bardhë, me një shije paksa të ëmbël. Meli është ndër drithërat e rrallë që nuk përmban gluten, gjë që ka rëndësi sidomos për personat që nuk janë tolerantë ndaj glukozës. Deri vonë është përdorë vetëm si ushqim për kafshë, por pasi që janë vërejtur vetitë e saj të shumta, të dobishme, ajo ka filluar që të përdoret edhe nga njerëzit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ja disa nga vetitë e saj:

– e rregullon tretjen e ushqimit dhe metabolizmin, si dhe mban stabile florën e zorrëve

– forcon zemrën dhe ul shtypjen e gjakut

– është ilaç natyror kundër anemisë

– zbutë inflamacionet dhe ënjtjet

– nxitë nxjerrjen e lëngjeve nga organizmi

– mbron nga ftohja dhe bronkiti

– ka veprim të dobishëm te diabeti

– pastron lëkurën, flokët dhe forcon thonjtë

– përmirëson aftësitë intelektuale, etj.

(Kosova Sot Online)