Rrika shëron sinuset

  • E.K /
  • 06 May 2024 - 10:44
Rrika shëron sinuset

Rrënja e bimës së rrikës na ndihmon që përmes inhalimit dhe kompresave të shërojmë sinuset. Në mjekësinë popullore që moti rrika shihet si bimë shëruese. Shkaku i shijes pikante dhe vajit eterik që përmban, rrika është një rrënjë dhe bimë shumë e kërkuar. “Glikozin singrin” është përbërësi kryesor dhe pikërisht kjo substancë i dhuron shijen pikante dhe vetitë shëruese,

Pezmatimi i sinuseve, si të bëjmë inhalimin

Në pllakën e ngrohur vendosni rrikë të qëruar. Me peshqir e mbuloni kokën dhe të merrni mbi avull për 5 deri 10 minuta, pak para se të shkoni në gjumë. Djegiet që i ndjeni në hundë porsa të shtriheni janë shenjë e mire e efektit. Nëse sinuset ju mundojnë tash enjë kohë të gjatë dhe nuk mund të flini si pasojë e sekretimit nga hudhër, ju paraqesim edhe një recetë tjetër shëruese:

Përbërësit:

-Një shishe qelqi prej gjysmë litri

-Rrikë të copëtuar të mbushur pothuajse deri në majën e shishes

-Uthull të mollës

Përgatitja:

Në shishen me rrikë derdhni uthullën dhe e mbani në temperaturën e dhomës për dhjet ditë, më pas e hapni shishen dhe merrni frymë mbi të për pesë minuta. Më pas e mbyllni shishen dhe këtë mënyrë e përsëritni çdo orë. Në mbrëmje, lëngun e derdhni në kompresë dhe mbani në ballë për 15 minuta. Do të ishte ideale të mund ta mbani gjithë natën. Këtë mënyrë përsëriteni pesë ditë, më së shumti shtatë.

Shurupi kundër pezmatimit të sinuseve

Në blender bluani imtë:

-50 gr rrikë

-20 gr rrënjë të xhenxhefilit

-20 gr çikore apo mund të shtoni edhe një lugë kanellë

Përgatitja:

Masën e fituar ta përzieni mire dhe ta mbyllni në një kavanoz prej qelqi, ta përzieni here pas here për dhjetë ditë rresht dhe ta mbani në hapësirë të ngrohtë. Çdo mëngjes, në lukth të zbrazët ta merrni nga një lugë të kafesë. 

(Kosova Sot Online)