Përgatitni antibiotikun më të fortë të të gjitha kohërave – vret çdo infeksion në trup

  • 07 February 2016 - 15:36
Përgatitni antibiotikun më të fortë të të gjitha kohërave – vret çdo infeksion në trup

Tinkturat ekzistojnë që nga momenti kur alkooli është i destiluar. Natyrisht, me përparimin e mjekësisë, tinkturat janë hedhur si ilaçe shtëpiake. Mirëpo, tinkturat janë ilaç. Tinkturat me glicerinë janë të shkëlqyeshme, sepse janë të ëmbla. Toniku është përcaktuar që të merret për një periudhë të gjatë kohore, sepse forcon dhe ndërton sistemin e njeriut. Uthulla e mollës është tretës i përsosur, kur të dëshironi të përgatisni tinkturën me tonik. Jo vetëm se qind për qind nuk është helmues, por se ka edhe shumë veti shëruese

Ndihmon traktin tretës – nëse uthulla e mollës ka prejardhje organike dhe nuk është e filtruar, përmban koloninë e baktereve të dobishme dhe kërpudhave, që janë probiotik i shkëlqyeshëm.

Pakëson kolesterolin - acidi i uthullës ka ndikim të fortë kundër mikrobeve dhe është treguar të ketë pakësuar sasinë e kolesterolit dhe ndihmon te ndjeshmëria në insulinë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Forcon sistemin imun

Si të krijoni një antibiotik kundër viruseve, parazitëve dhe kundër kërpudhave? Dr. Richard Schulze e quan “SuperTonic”, ndërsa që nëpër internet është përhapur me emrin “Master Tonic”. Receta është fantastike. Mbani mend, përdorni përbërës organik.

Lëngjet e freskëta nga rrënja organike e rrikës përhapin këtë formulë në kokën tuaj, sinuse, fyt dhe mushkëri, aty ku keni nevojë.

Lëngu organik i hudhrës dhe kushëriri i tij më i afërt, lëngu i qepës organike, janë dy bimët më të mira për shpëlarjen e mikroorganizmave nga trupi juaj.

Lëngu organik nga xhenxhefili i verdhë dhe lëngu i specit “Habanero” stimulojnë gjakun si anojë bimë tjetër, në mënyrë që qelizat imune t’i sulmojnë substancat e dëmshme.

Uthulla e mollës, ruan të gjitha këto lëngje bimore dhe pastron trupin.

Ja si mund ta përgatitni tonikun – përbërësit

Spec të freskët “Habanero”

Thelb të hudhrës

Qepë të bardhë

Rrënjë xhenxhefili

Rrënjë të rrikës

Uthull molle

Mund të shtoni edhe spec pikant (Cayenne Pepper) dhe rrënjë kurkume

Përgatitja:

Ky tonik përgatitet sikur të gjitha llojet tjera të tinkturës: mbushni gotën me bimë, mbuloni dhe shtoni edhe disa centimetra lëngje, në këtë rast uthull. Më pas tonikun e lini në një vend të errët për dy deri në gjashtë javë, sa më gjatë aq më i fortë do të jetë. Ju nevojitet një kavanoz i madh prej qelqit,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Si ta përdorni

Pasi që toniku të jetë i gatshëm, mund të filloni ta pini për çdo ditë, apo sipas nevojës për të përkrahur tretjen tuaj, imunitetin dhe për sëmundjet tjera. Përkujdesuni që gjatë gjithë ditës të pini sasi të konsiderueshme të tij.

(Kosova Sot)