Kuptoni arsyen pse duhet ta ngrini limonin

  • 10 February 2016 - 23:30
Kuptoni arsyen pse duhet ta ngrini limonin

Limoni është një nga pemët më të shëndetshme në planet. Është i pasur me materie ushqyese, e acidet e limonit ndihmojnë në luftën kundër baktereve dhe viruseve, por a e keni ditur se lëvorja e limonit përmban më së shumti minerale dhe vitamina, që janë me vlerë për shëndetin tonë? Lëvorja e limonit të freskët nuk është aspak e shijshme, por ekziston mundësia që ta bëni më të shijshme. Limoni është shumë i shëndetshëm, por nëse dëshironi që nga limoni të nxirrni maksimalen, konsumojeni të ngrirë. Në fakt, pjesa më e shëndetshme e limonit është lëvorja e tij, e cila gjithmonë mbetet e papërdorur. Nëse e ngrini limonin, lëvoren jo vetëm se do ta shndërroni në ushqim të ngrënshëm, por edhe të shijshëm dhe do të keni një agrume të shijshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Preni limonin në rriska, e vendosni në qesen për ngrirje dhe e vendosni në frigorifer. Kur të dëshironin të hani një rriskë limon, thjesht e nxirrni nga aty dhe e hani ashtu të ngrirë. Ja cilat vitamina dhe minerale do t’i dërgoni në organizëm, kur limonin e hani me lëvore:

- Vitamina C, B6, A dhe E, acid folik, kalcium, bakër, hekur, zink, magnez, kalium, proteina, riboflavinë, niacinë, tiaminë, fosfor ...

(Kosova Sot)