Infuzioni natyral, lëngu që parandalon ftohjet dhe gripin

  • 13 February 2016 - 23:21
Infuzioni natyral, lëngu që parandalon ftohjet dhe gripin

Mjalti ka efekte të forta antibakteriale dhe ndikon sikurse një antibiotik. Ekspertët kanë theksuar se ndikon mirë në shërimin e plagëve të infektuara, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për vetitë shëruese të kurkumës kemi folur disa herë, se ndikon mirë kundër inflamacioneve. Në kombinim me qumësht dhe sherbelë, bimë e cila ka efekte kundër viruseve dhe baktereve që ndikojnë mirë kundër fytit të irrituar, infeksioneve në gojë, do të fitoni një lëng që vepron si analgjetik, ilaç ky që ju mbron nga gripi dhe ftohjet

 

Përbërësit:

– 250 ml qumësht,

– 1 lugë sherbelë të tharë,

– 1 lugë mjaltë,

– 1 lugë kurkumë (1/2 për fëmijë).

Përgatitja:

Vloni qumështin ku keni hedhur një lugë sherbelë të thatë. Pasi të ketë vluar, masën e lini të mbuluar me kapak për 15 minuta.  Më pas qumështit i shtoni mjaltin dhe kurkumën dhe i përzieni mirë. Lëngun më së miri është ta pini të ngrohtë, gjysmë ore para se të shkoni në shtrat. 

(Kosova  Sot)