
Mjalti nga luleradhiqja që shëron mëlçinë dhe pastron gjakun

A jeni pyetur ndonjëherë çfarë krejt mund të përgatitet nga kjo lule e verdhë, të cilën mund ta hasni kudo gjatë kësaj periudhe kohore. Lexoni recetën që është shumë e shëndetshme. Me rëndësi është ta dini se luleradhiqja është e pasur me shumë përbërës që ndikojnë mirë në mëlçi, shërojnë diabetin, aknet, verdhëzën, aneminë e ndihmojnë edhe në shëndetin e eshtrave dhe lëkurës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Përbërësit:
– 600 lule luleradhiqe
– 10 dkg sherbelë
– 6-7 limonë
– 4 kg sheqer
– 2,5 l ujë
Përgatitja:
Në 2,5 l ujë kur të vlojë shtoni lulet e luleradhiqes, sherbelën dhe limonët e qëruar. Ta zieni në zjarr të lehtë rreth gjysmë ore. Kur të jetë ftohur, shtojeni sheqerin dhe vazhdoni ta zieni për gjysmë ore. Ashtu të ngrohtë e vendosni në shishe prej qelqi dhe e konsumoni.
(Kosova Sot)