Marrja e gjakut pa gjilpërë

  • 16 March 2016 - 12:43
Marrja e gjakut pa gjilpërë

Shkencëtarët amerikanë kanë shpikur një pajisje për marrjen e gjakut pa gjilpërë dhe pa dhembje. Kjo pajisje mund të dalë në shitje që nga viti i ardhshëm. Një aparat i madhësisë së topit të pingpongut funksionon ashtu që mbështetet në lëkurë për dy minuta, e gjatë asaj kohe, pjesa me vakum, e thith gjakun nga kapilarët, ku sasia e gjakut më pas kalon në epruvetën, që është e përforcuar për këtë aparat, trasnmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Teknologjia në fjalë bazohet në fuqitë që e rregullojnë qarkullimin e gjakut në formë të vrushkullit të hollë”, thotë Ben Casavant, themelues i kompanisë “Tasso Inc.”, e cila e ka shpikur këtë pajisje. Sipas fjalëve të tij, tensioni sipërfaqësor dominon ndaj gravitacionit, gjë që mundëson që gjaku të mbetet në gypin e aparatit, pa marrë parasysh se si mbahet ai.

Ekspertët shpresojnë se FDA (Food and Drug Administration) do ta miratojë lëshimin e kësaj pajisjeje në tregun amerikan deri në fund të vitit.

(Kosova Sot)