Ushqimet e gjelbra, që duhet t’i hani

  • 30 March 2016 - 21:33
Ushqimet e gjelbra, që duhet t’i hani

Pemët dhe perimet e gjelbra trupit i ofrojnë shumë vlera ushqyese, që janë të domosdoshme për funksionimin e tij si duhet dhe për parandalimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve të ndryshme

Mollët

Image

Nuk vijnë vetëm në ngjyrë të gjelbër, por që të gjitha janë të dobishme për përmirësimin e shëndetit. Nuk përmbajnë yndyrë, kolesterol dhe kripë, e përmbajnë shumë vlera shëruese. Janë burim i mirë për fibra dhe ndihmojnë në parandalimin e peshës. Mollët pakësojnë sasinë e radikalëve të lirë në trup, e studimet kanë treguar se mbrojnë zemrën dhe sistemin e gjakrrjedhjes, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Avokado

Image

Pa marrë parasysh faktin se posedojnë sasi të madhe të yndyrës, ato yndyra janë të shëndetshme. Avokado është shumë i ushqyeshëm dhe është burim i mirë për vitamina K dhe acid folik. Është burim i mirë për vitamina B6 dhe C. Përmirëson punën e sistemit tretës, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, përmirëson shëndetin e syve dhe pakëson rrezikun nga mbipesha.

Lakra e Brukselit

Image

Janë burim i mirë për vitamina K, acid folik dhe hekur. Një gotë me lakër Brukseli përmban 130 për qind të vlerave ditore të nevojshme me vitamina C. Janë po ashtu burim i mirë për fibra, mangan, kalium, vitamina të kompleksit B. Studimet kanë treguar se lakra e Brukselit ul rrezikun nga lajmërimi i qelizave të kancerit dhe ndihmon në pengimin e përhapjes së tij.

Lakra jeshile

Image

Lakra jeshile është burim për antioksidues. Në fakt janë të pakta ato ushqime, që përmbajnë më shumë antioksidues sesa lakra jeshile. Pakëson sasinë e radikalëve të lirë në trup dhe merr pjesë në parandalimin e sëmundjeve, si: artriti reumatoid, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti. Pasi ka kaq shumë antioksidues dhe ndihmon në parandalimin dhe në përhapjen e qelizave të kancerit, përmirëson edhe shëndetin e traktit urinar.

Fëstëkët

Image

Janë burim i mirë i substancave shëruese. Sidomos janë burim i mirë për fibra dhe proteina, e një porcion me fëstëk përmban të njëjtën sasi me kalium sikurse bananet. Fëstëkët ulin sasinë e kolesterolit të keq, shtojnë sasinë e të mirit e po ashtu kanë edhe efekte antioksiduese. Studimet kanë treguar se fëstëkët mund të ndihmojnë në parandalimin e diabetit, tipi 2. Janë burim i mirë për vitamina E, që mbrojnë shëndetin e flokut dhe lëkurës,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Spinaqi

Image

Spinaqi përfundimisht është një nga ushqimet më të shëndetshme. Përmban më shumë vlera ushqyese sesa kalori dhe duhet ta përfshini në ushqimin e përditshëm. Përparësitë e tij janë: burimi i hatashëm për vitamina A, K, D dhe E, burim për aminoacidet omega 3, përmban substanca kundër kancerit dhe inflamacioneve, mbron shëndetin e syve dhe rregullon vlerat pH në trup.

(Kosova Sot)