Reali bën gati çekun për Verratin

  • 26 July 2016 - 18:32
Reali bën gati çekun për Verratin

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i gatshëm që të paguajë plot 50 milionë euro për të marrë shërbimet e Marco Verrattit.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport.es” mesfushori italian është dëshira e fundit e shprehur nga Perez, i cili është ende i zemëruar me dështimin për të marrë Andre Gomes që firmosi për rivalët e Barcelonës, shkruan "Corriere Dello Sport".

Kur të gjithë kanë humbur besimin te Pogba i cili është pranë United tashmë e vetmja mundësi në mesfushë ngelet mesfushori i PSG-së,Marco Verratti.

(Kosova Sot)