Besart Berisha pranon të luaj për Kosovën

  • 28 August 2016 - 23:52
Besart Berisha pranon të luaj për Kosovën

Besart Berisha i ka thënë ‘Po’ Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Pas Milot Rashicës, Herolind Shalës dhe Alban Mehës edhe sulmuesi Besart Berisha ka pranuar që të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Sipas asaj që njofton Supersport Kosova, Berisha e ka dorëzuar kërkesën e tij në shtëpinë më të madhet futbollit në botë, FIFA.

Sulmuesi prishtinas më parë ka luajtur edhe për kombëtaren e Shqipërisë, por kohëve të fundit i ka zbehur shumë marrëdhëniet me FSHF-në dhe trajnerin Gianni De Biasi.

Ndryshe, Berisha luan në kampionatin australian te skuadra e Melbourne Victory, ku në 54 ndeshja ka shënuar 34 gola, teksa e ka fituar titullin e ligës me dy skuadra të ndryshme dhe titullin e golashënuesit më të mirë. 

(Kosova Sot)