Murinjo i jep dy ditë pushim Ibrahimoviçit, ja arsyeja

  • 29 August 2016 - 20:22
Murinjo i jep dy ditë pushim Ibrahimoviçit, ja arsyeja

Trajneri i Mançester Junajtid Hoze Murinjo ka vendosur t’i japë dy ditë pushim Zllatan Ibrahimoviçit.

Vendimi është marrë për faktin se Ibra është 34 vjeç dhe sipas teknikut portugez në këtë moshë s’mund të luajë 70 ndeshje në sezon. Suedezi duhet të pushojë më shumë se shokët e tij të ekipit, pasi i ka zhvilluar të plota katër ndeshjet e para të sezonit.

Ibrahimoviç ka shfaqur hijen e tij të rëndë me “Djajtë” duke shënuar 4 gola në po kaq takime. Ndoshta sulmuesit nuk i ka pëlqyer shumë arsyetimi mbi moshën dhe do të përpiqet të tregojë supermacinë e tij sapo të kthehet në fushën e blertë. 

(Kosova Sot)