Arsenali transferon një sulmues, largon një mesfushor

  • 30 August 2016 - 18:46
Arsenali transferon një sulmues, largon një mesfushor

Kur kanë mbetur edhe disa orë nga mbyllja e merkatos verore janë të shumta skuadrat që po mundohen të kryejnë përforcimet e fundit.

Skuadra e Arsenalit ka zyrtarizuar transferimin e radhës atë të sulmuesit të Deportivos, Lucas Perez.

27-vjeçari ka qenë i shumë kërkuar nga trajneri Arsene Wenger dhe më në fund transferimi i shumë pritur i tij erdhi. Wenger, është shprehur tejet i lumtur për transferimin e 27-vjeçarit nga Deportivo. “Ai nuk është vetëm golashënues, ai është futbollist që kombinon mirë me lojtarë, që mund të japë topin e fundit të mirë dhe bën vrapime të mira”, ka thënë Wenger.

Por skuadrat përveç blerjeve të lojtarëve kanë filluar edhe largimet. Tomas Rosicky i ka thënë lamtumirë skuadrës së topçinjve duke u rikthyer te ish-skuadra e tij.

Mesfushori veteran ka konfirmuar se është larguar nga Arsenali për tu rikthyer te Sparta e Pragës duke nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.

(Kosova Sot)