I madhi Zlatan Ibrahimovic, shikoni çfarë bëri në “Old Trafford” pas golit të barazimit (Video)

  • 15 January 2017 - 20:56
I madhi Zlatan Ibrahimovic, shikoni çfarë bëri në “Old Trafford” pas golit të barazimit (Video)

Zlatan ibrahimovic ka shpëtuar Manchester Unitedin nga humbja.

Ylli suedez, Zlatan ibrahimovic, ka treguar edhe njëherë rëndësinë që ka në ekipin e Jose Mourinhos, i cili shënoi golin e barazimit 1:1 ndaj Liverpoolit, duke ia siguruar kështu një pikë “Djajve të Kuq”.

Pas golit, Ibrahimovic shihet se si kërkon më shumë mbështetje nga tifozët në “Old Trafford”, pasi kishin mbetur edhe disa minuta shpresë për të arritur ndoshta edhe golin e dytë. Ky gjest i suedezit është përshëndetur nga tifozët. 

(Kosova Sot)