Gazetarët Enriques: Çfarë ndodhi? Kjo është përgjigjja e spanjollit

  • 14 February 2017 - 23:53
Gazetarët Enriques: Çfarë ndodhi? Kjo është përgjigjja e spanjollit

Luis Enrique nuk e di se çfarë ndodhi me ekipin e tij

Paris Saint Germain e ka fituar betejën e parë kundër Barcelonës, duke triumfuar 4:0. Angel Di Maria (18’ dhe 55’), Julian Draxler (40’) dhe Edinson Cavani (72’), shënuan për natën magjike të kampionëve të Francës, që mposhtën 4:0 ata të Spanjës.

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, tha se rivalët ishin më të mirë se djelmoshat e tij, derisa nuk mund ta shpjegojë se çfarë ndodhi.

“Nuk e di, nuk mund ta shpjegoj", tha fillimisht Enrique pas paraqitjes shgënjyese të ekipit të tij.

"Rivalët ishin superior ndaj nesh që nga fillimi. Që nga aksioni i parë ata filluan të bëjnë presion. Ishin më të mirë me top dhe pa top. Thjeshtë ishin më të mirë se ne”, tha Enrique.

(Kosova Sot)