Ja kush janë 6 disfatat turpëruese të Barcelonës në 15 vite

  • 17 February 2017 - 17:08
Ja kush janë 6 disfatat turpëruese të Barcelonës në 15 vite

Ndodh shumë rrallë që Barcelona të pësojë humbje turpëruese, por ato nuk kanë munguar në vitet e fundit. Disfata kundër PSG-së bëri që të “shpluhurosen” arkivat, për të kujtuar të tjera ndeshje që kanë përfunduar me disfatën e gjigantëve iberikë. Madje, disa prej tyre kanë qenë deri diku edhe më shokuese se ajo e së martës në Ligën e Kampioneve.

1. Humbja 4-0 ndaj PSG-së është pa diskutim një nga zhgënjimet më të mëdha të viteve të fundit. Përballë një ekipi që ka diferenca cilësie me katalanasit, skuadra e Luis Enrikes tashmë rrezikon më shumë se kurrë eliminimin që në 1/8-at e Ligës së Kampioneve, për herë të parë pas dhjetë vitesh.

2. Një disfatë 4-0 kundër Bajernit të Mynihut në gjysmëfinalet e Championsit në vitin 2013, e cila u konsiderua akoma më e rëndë, duke i shtuar edhe faktin që ndeshjen tjetër e humbën 0-3, duke e çuar totalin e dy takimeve në një bilanc turpërues 0-7.

3. Një humbje befasuese 4-0 kundër Atletik Bilbaos në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës 2015, me një tripletë të paharrueshme të Aduriz. Barça nuk arriti ta përmbysë dot këtë rezultat, duke mos e fituar dot trofeun.

4. Në Kupën e Mbretit 2007, Getafe ishte mundur 5-2 në “Kamp Nou” kundër Barcelonës. Dukej se kualifikimi i katalanasve ishte një formalitet, por në sfidën e kthimit pësuan një disfatë tronditëse 4-0, që u dha kualifikimin rivalëve madrilenë.

5. Në vitin 2003, Barcelona ishte shumë e varur nga ecuria e magjishme e Ronaldinjos. Por, në transfertën kundër Malagës, ylli brazilian mungoi dhe skuadra pësoi një “shuplakë”, duke u mundur me rezultatin e thellë 5-1.

6. Përballë një kundërshtari që ishte favorit absolut për të fituar, Rasing zhvilloi një paraqitje që ende kujtohet me nostalgji nga tifozët. Regueiro, Ramis, Arzeno dhe Maxoni ishin autorët e golave në një fitore të thellë 4-0.

(Kosova Sot)