Ibrahimovic i uritur: Dua të fitoj dhe me United - Sport - Kosova Sot
Ibrahimovic i uritur: Dua tė fitoj dhe me United

Ibrahimovic i uritur: Dua tė fitoj dhe me United

Një 3 golësh ndaj St Ettiene-it për tu treguar të gjithëve se ai është përcaktues edhe në kompeticionet europiane. Zlatan Ibrahimovic, është njeriu i momentit te Manchester United, me Djajtë e Kuq që falë golave të bomberit suedez po ecin me një ritëm shumë të kënaqshëm në cdo kompeticion ku marrin pjesë. Ibra është shumë i lumtur te United dhe shpreson të fitojë sa më shumë trofe të jetë e mundur edhe me klubin nga Old Trafford. United po përgatitet për finalen e Kupës së Ligës, kompeticion ku do të sfidojë Southampton-in, për trofeun e parë sezonal. Ibrahimovic edhe pse 35-vjec ka arritur kuotën e 23 golave me skuadrën e Jose Mourinhos në të gjitha kompeticionet gjatë këtij sezoni, por më shumë sesa suksesin personal Zlatan kërkon atë të skuadrës. “Cdo trofe është për mua është i mrekullushëm, në cdo skuadër ku kam luajtur kam fituar dhe nëse do të fitoja dicka edhe këtu te United do të isha super i lumtur.

Njerëzit që më njohin e dinë që unë përpiqem të jap më të mirën në cdo klub ku luaj, deklaroi suedezi. Ibra e krahasoi historinë e tij të suksesit me atë të arkeologut dhe aventurierit Indiana Jones. Në fund 35-vjecari foli edhe për ndeshjen e kthimit të ruandit të 1/16-ave të Europa League ndaj francezëve të St Ettienne. ” Mendoj se ka regjistruar një rezultat shumë të mirë në shtëpinë tonë, sepse në transfertë nuk do ta kemi të thjeshtë ndaj tyre. Në Geoffrey-Guichard, kam luajtur si kundërshtar kur kam qenë pjesë e Paris Saint Germain-it, dhe e di se cfarë atmosfere krijohet aty, do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, theksoi Ibrahimovic.

(Kosova Sot)

 

2 orë e 6 minuta më parë