Guardiola nuk është i brengosur për Agueron

  • 20 February 2017 - 21:13
Guardiola nuk është i brengosur për Agueron

Guardiola nuk është i brengosur për formën e dobët të Agueros

Para përballjes me Monacon të martën në Ligën e Kampionëve, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se Sergio Aguero, i cili nuk po kalon në formë të mirë, ka eksperiencë të mjaftueshme dhe shumë shpejt do të rigjejë formën.

“Sergio ka eksperiencë mjaftueshëm. Ai e di, të gjithë e dinë. Mund të shënojë gola, di të krijojë hapësirë dhe të shfrytëzojë talentin që ka”, ka thënë Guardiola për “SkySports”.

Aguero ka shënuar 18 gola në të gjitha garat deri më tani këtë edicion, përfshirë gjashtë në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot)